Me një vendim prej 6 me 3 votash, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka rrëzuar një prej politikave ekonomike kryesore të Donald Trump, duke konstatuar se ai ka tejkaluar autoritetin e tij ligjor gjatë vendosjes së tarifave të gjera ndaj importeve globale.
Sipas aktvendimit, Trump e ka zbatuar në mënyrë të pasaktë ligjin federal të emergjencave të vitit 1977, “International Emergency Economic Powers Act” (IEEPA). Ky ligj, siç sqaron Gjykata, nuk i jep Presidentit të drejtën e pakufizuar për të diktuar tarifa pa pasur një miratim të qartë nga Kongresi Amerikan. Ky vendim vlerësohet si një zmbrapsje e rëndësishme për të gjithë strategjinë e tij të deritanishme tregtare./lajmishqip.net
