Moderatorja i ngre kurth mjekut që e përndiqte: E ftoi në takim dhe e dorëzoi te policia

0 minutes, 42 seconds Read

Një mjek psikiatër nga Kosova, Behar Kamberi, 42 vjeç, është arrestuar në Tiranë nën akuzën e përndjekjes së moderatores së njohur sportive, Albana Bejko, 28 vjeç.

Arrestimi i tij u realizua përmes një kurthi të planifikuar nga vetë moderatorja në bashkëpunim me Policinë e Tiranës. Pasi mjeku i ishte shfaqur disa herë pranë banesës së saj duke i krijuar shqetësim, Bejko e ftoi atë në një takim të kurdisur. Sapo Kamberi mbërriti në vendin e caktuar, ai u vu në pranga nga efektivët e Komisariatit Nr. 2.

Sipas specialistëve për hetimin e krimeve, ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes. Aktualisht, Kamberi ndodhet në ambientet e paraburgimit “Mine Peza”, ndërsa hetimet për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes janë ende në vijim./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme