Google bënë revulucion me funksionin e ri të AI-së “Audio Overviews”, botuesit shprehin shqetësim!

1 minute, 46 seconds Read

Google ka njoftuar një veçori të re eksperimentale të quajtur Audio Overviews, e cila integron fragmente audio të gjeneruara nga AI në formën e podkasteve në rezultatet e kërkimit në pajisjet mobile.

Veçoria e fragmenteve audio të mundësuara nga AI, përdor modelet AI të Google Gemini për të kthyer pyetje komplekse në fragmente të shkurtra audio, duke u lejuar përdoruesve të hyjnë në informacion pa pasur nevojë të mbajnë pajisjet e tyre, transmeton Telegrafi.

Veçoria Audio Overviews ndërtohet mbi zhvillimet e mëparshme të AI të Google, veçanërisht platformën NotebookLM vitin e kaluar, e cila u lejoi përdoruesve të shndërronin dokumentet në diskutime të ngjashme me podkaste.

Me këtë, Google po kërkon të zgjerojë mënyrat se si përdoruesit mund të marrin informacion nga kërkimi, përtej fragmenteve të zakonshme të tekstit.

Fragmentet audio zgjasin rreth 40 sekonda dhe përdoruesit mund të rregullojnë shpejtësinë dhe volumin e riprodhimit. Çdo fragment audio përmban lidhje me artikujt origjinalë.

Prezantimi i veçorisë Audio Overviews ka ngjallur shqetësime midis botuesve, që kanë frikë nga një rënie e mëtejshme e trafikut në faqet e tyre të internetit.

Ndërsa Google po e paraqet veçorinë si një mënyrë për të rritur qasjen e teknologjisë, kritikët paralajmërojnë se komoditeti mund të vijë në kurriz të të ardhurave të botuesve.

Google thotë se kjo veçori është veçanërisht e rëndësishme për përdoruesit me dëmtime shikimi ose ata që bëjnë shumë gjëra njëkohësisht, siç thuhet në postimin në blog të kompanisë: “Përmbledhjet Audio ofrojnë një mënyrë të përshtatshme për të marrë informacion”.

Kjo veçori është e disponueshme vetëm përmes Google Labs për kërkime në gjuhën angleze në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht po testohet në Google Labs, ku përdoruesit mund të japin reagime se si funksionon sistemi. Në varësi të rezultateve, Google planifikon ta zgjerojë këtë veçori në vende të tjera..

Publikime te ngjashme