OpenAl prezanton modelin o3-mini që ‘lë në hije’ DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

1 minute, 3 seconds Read

OpenAl sapo ka lansuar modelin o3-mini, më të shpejtë, më të zgjuar dhe më efikas se kurrë!

Me arsyetim të avancuar, saktësi të përmirësuar dhe performancë më të mirë se DeepSeek, OpenAl o3 është krijuar për detyra matematikore, shkencore dhe kodimi.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Ofron qasje falas për të gjithë, me kufizime të zgjeruara për përdoruesit me pagesë.

Bëhet e ditur se ky model është shumë i avancuar në zgjidhjen e problemeve, përcjell Telegrafi.

Dhe siç raportohet, ka mposhtur startupin kinez DeepSeek në saktësi, efikasitet dhe shpejtësi të përgjigjes.

Mësohet të jetë më i fortë në fusha si matematika, kodimi dhe arsyetimi logjik, në krahasim me modelet e mëparshme.

Ndër tjera, ka aksesueshmëri më të gjerë. Është i disponueshëm për përdoruesit e ChatGPT falas dhe abonentët Plus/Pro.

https://twitter.com/sama/status/1885441031656632737

Ndryshe, lajmin për lansimin e këtij modeli të avancuar e ka bërë të ditur vetë shefi i OpenAl, Sam Altman, në një postim në X.

“o3-mini ka dalë! Model i shpejtë, i zgjuar. I disponueshëm në ChatGPT dhe API”, shkroi Altman./Telegrafi

Publikime te ngjashme