Kurti publikon pamje nga tubimi me diasporën në Munich: “Fjalën ‘schatz’ e kemi mësuar prej juve, i themi vetëm atyre që e duan atdheun dhe kontribuojnë”

1 minute, 19 seconds Read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje të tubimit të mbajtur në Mynih të Gjermanisë.

Ai ka thënë as çlirimi as pavarësia nuk do të arrihej pa mërgatën.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Afër 120 mijë bashkatdhetarë tanë jetojnë e punojnë në Bavari. Shumë prej tyre jetojnë mes Gjermanisë dhe Kosovës, e secili është urë bashkuese ndërmjet dy vendeve. Lidhja e fortë me vendlindjen dhe atdheun është dëshmuar vendimtare në momentet më kritike, nga lufta për çlirim e deri te përpjekja për pavarësi. As njëra e as tjetra nuk do të arrihej pa mërgatën tonë të çmueshme. Pritja madhështore në Mynih dhe interesimi i lartë për zhvillimet e progresin në vend na tregon se lidhja sa vjen e po forcohet.”

Ai ka thënë se mërgimtarët janë thesarë të njohurive profesionale, mbështetjes politike dhe ndihmës për vendin.

“Fjala ‘schatz’ e kam mësuar prej juve që do të thotë thesar, ndonjëherë përdoret në Kosovë për t’iu përshkruar juve mërgimtarët në Gjermani. Unë do të doja të theksoj se mërgimtarët tanë i konsideroj me të vërtetë thesarë të njohurive profesionale, mbështetjes politike dhe ndihmës familjare për vendin tonë, atdheun tonë”, ka thënë ai.

“Ne në Kosovë që nuk e dimë gjermanishten por po e mësojmë nga pak, kemi filluar me i thënë njëri- tjetrit ‘schatz’, por ‘schatz’ i themi vetëm atyre që e duan atdheun fort edhe kontribuojnë”, ka shtuar ai.

Publikime te ngjashme