BE shpreh keqardhje për vendimin e Listës Serbe për bojkot të votimeve

1 minute, 37 seconds Read

Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, ka shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore.

“Ajo çfarë mund të themi është se shprehim keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos merr pjesë në votimet e planifikuar për datën 21 Prill në katër komunat veriore. Kjo vjen pas bojkotit të tyre të mëparshëm të zgjedhjeve lokale të prillit 2023 në veri të Kosovës”, tha ajo.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

Sipas saj, megjithëse zgjedhjet lokale të prillit 2023 u zhvilluan në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, ato nuk ofruan një zgjidhje politike afatgjatë, pasi bojkoti i serbëve të Kosovës rezultoi në një pjesëmarrje shumë të ulët të përgjithshme.

“Ne morëm parasysh shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale. Megjithatë, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen dhe elektoratit serb të Kosovës dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre dhe të shprehin mendimin e tyre politik në kutinë e votimit”, tha Massrali.

Zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali, theksoi se BE-ja kujton se është kritike që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa kushte dhe të mbahen në të katër komunat në veri të Kosovës.

“Mbajtja e zgjedhjeve të reja për kryetar komunash do të siguronte një përfaqësim të plotë të pushtetit lokal në Veri dhe do ndihmonte ne de-përshkallëzim, ndërsa përsëritja e votimeve janë një hap në këtë drejtim”, tha zëdhënësja e BE-së Nabila Massrali.

Publikime te ngjashme