fbpx

Zyrtare: UFC nënshkruan kontrate 5-vjeçare me fenomenin e rrjeteve sociale Hasbulla

HomeLajmeBota

Zyrtare: UFC nënshkruan kontrate 5-vjeçare me fenomenin e rrjeteve sociale Hasbulla

Hasbulla Magomedov ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me UFC-në.

Nuk bëhet fjalë për një luftëtar, por për një fenomen të rrjeteve sociale, i cili mori edhe titullin “mini Khabib”.

Kontrata e Hasbulla me UFC-në konsiston në paraqitjen e tij në ring si një promotor i sportit dhe jo për t’u ndeshur, ndërkaq federata kërkon të përdorë popullaritetin e djaloshit 19-vjeçar për të rritur shikueshmërinë e ndeshjeve në oktagon.

Hasbulla, shpeshherë është parë në eventet e UFC-së si një fans i këtij sporti, duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me presidentin e UFC, Dana White, po ashtu edhe me kampionin Khabib Nurmagomedov.

Ndërsa, me Connor McGregor ai ka pasur shpesh herë konfrontime në rrjetet sociale, të cilat tani duhet t’i shmangë.

Kontrata në shifra e Hasbulla nuk është bërë publike, por persona zyrtarë në UFC deklarojnë se ai do të përfitojë ekonomikisht më shumë se disa yje të këtij sporti.

Kujtojmë që Hasbulla ka një sëmundje gjenetike, e cila nuk e lejon të zhvillohet dhe në këtë formë ai ngjason sikur një fëmijë.

x