fbpx

Zyrtare: Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2024

HomeLajmeBota

Zyrtare: Trump shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2024

Donald Trump të martën në mbrëmje njoftoi kandidaturën e tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.

“Për ta bërë Amerikën të madhe dhe të lavdishme përsëri, unë sonte po shpall kandidaturën time për president të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump nga salla e ballos së klubit të tij privat Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida.

Duke u zotuar ta mposht Joe Biden në vitin 2024, ai deklaroi: “Epoka e artë e Amerikës është pak përpara”.

Në deklaratat e tij, Trump mori meritat për fitoren e performancës së republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Nancy Pelosi është shkarkuar. A nuk është bukur?”, tha ai.

“Kjo nuk është një detyrë për një politikan apo një kandidat konvencional. Kjo është një detyrë për një lëvizje të madhe”, deklaroi ndër të tjera Trump.