Zyrtare: Lionel Messi largohet nga PSG-ja

0 minutes, 42 seconds Read

Paris Saint-Germaini ka njoftuar se do të ndajë rrugët me argjentinasin Lionel Messi.

Klubi parisien me anë të një komunikate të lëshuar për medie, ka falënderuar Messin për gjithë atë çka bërë në këto dy vite.

“Pas dy sezoneve të kaluara në kryeqytet, aventura mes Leo Messit dhe Paris Saint-Germain do të përfundojë në fund të vitit 2022-23. Klubi dëshiron të falënderojë ngrohtësisht shtatë herë Topin e Artë”, thuhet në njoftim.

Messi me PSG-në ka zhvilluar 74 ndeshej, duke shënuar 32 gola dhe duke kontribuar me 35 asistime.

Argjentinasi në dy sezone rresht e fitoi titullin e Ligue 1.

Oferta e Al-Hilal qëndron ende mbi tavolinë për Messin, e cila është mbi 400 milionë euro.

Ndërkohë, Barcelona është duke pritur ende për aprovimin e La Ligas për kthimin e Messit.

Publikime te ngjashme