fbpx

Zyra e Kurtit furnizohet me “mallra të ndryshme”, shpenzohen mbi 100 mijë euro

HomeLajmeKosovë

Zyra e Kurtit furnizohet me “mallra të ndryshme”, shpenzohen mbi 100 mijë euro

Zyra e kryeministrit Albin Kurti ka paraparë të shpenzojë 105 mijë euro për blerjen e disa mallrave të ndryshme teknologjike dhe mjeteve të punës. Sipas tenderit të shpallur, me këto para do të blihen 57 lloje artikujsh. 

Fiks 105 mijë euro. Kjo është shuma e parave të shtetit që i ka paraparë t’i shpenzojë zyra e Albin Kurtit për blerjen e disa mallrave të ndryshme teknologjike dhe mjeteve të punës, si kaçavida, dana e kabllo për rrymë.

Sipas tenderit të shpallur nga Zyra e Kryeministrit, më këto para do të blihen 57 lloje të ndryshme të këtyre mallrave, shkruan Demokracia.com.

“Furnizim me mallra të ndryshme të TI. Vlera e parashikuar e kontratës: 105 000,00. 57 lloje artikujsh (mallrash). Zyra e Kryeministrit, Objekti i Qeverisë. Takimi për hapjen e tenderëve: data 14.10.2022”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Zyra e shefit të Qeverisë ka treguar se mallrat do të pranohen pasi të jenë paguar të gjitha taksat e aplikueshme në Kosovë.

Në listën e artikujve që janë paraparë të blihen janë edhe disa kaçavida, dana e kabllo të rrymës.

Kurse, lista tjetër kryesisht përmban produkte të teknologjisë, si mause, kufje, usb, ram memory, etj.

Në dosjen e tenderit është treguar se pajisjet që do të blihen duhet të jenë të kualitetit të lartë.

“Kualiteti, sigurimi i kualitetit, performanca, terminologjia, kërkesat e dizajnit, simbolet, dimensionet, testimi dhe metodat e testimit, sigurimi, paketimi, shënjimi, etiketimi, duhet të përpilohen në mënyrë që të përputhen me qëllimin e prokurimit dhe të ofrojnë qasje sa më të madhe te operatorët ekonomikë të interesuar. Autoriteti kontraktues është veçanërisht i ndaluar te vendosë specifikim teknik që favorizojnë ose disfavorizojnë një ose me shume operatorë ekonomik”, thuhet në dosje, përcjell Demokracia.com.

Tenderi për furnizim më këto produkte do të jetë i hapur deri në mesin e muajit tetor. /Demokracia.com/

x