Connect with us

Kosovë

Zvicrra kërkon mbi 210.000 punëtor, këto janë profesionet që kërkohën!

Published

on

Për vite me radhë papunësia në Zvicër ka qenë në nivelin më të ulët. Vazhdimi i pandemisë Cov id nuk e ka penguar ekonominë e Zvicrës të vazhdojë rimëkëmbjen, sipas indeksit zviceran të punës nga agjencia e rekrutimit Michael Page dhe referuar analizës nga Banka Credit Suisse, shkruan albinfo.ch.

Ky trend rritës po vazhdon në “pjesën më të mëdhe të ekonomisë”, falë fushatës së vaksinimit, kapaciteteve përshtatëse të kompanive dhe pavarësisht kufizimeve në degë të caktuara.

Kompania “x28”, e cila është specializuar me shërbimet që lidhen me vendet e lira të punës, sipas radarit të tyre deri në tremujorin e tretë – më 15 gusht – ndërmarrjet zvicerane kanë kërkuar 212’726 punëtorë.

Në muajt e fundit, është bërë e qartë se ekonomia zvicerane po rritet në hapa të sigurt, duke ndikuar fuqishëm në tregun e punës për venda të lira, shkruan tutje albinfo.ch.

“X28” kërkon automatikisht shpalljet e vendeve të lira të punës në platformat e specializuara për publikimin e tyre dhe direkt në faqet e internetit të kompanive. Siç raporton «Tages-Anzeiger» kjo tregon se të gjitha vendet e lira të punës mund të gjenden direkt në faqet e internetit të kompanive. Vendet e lira të reja pritet të shpallen përmes agjencive të rekrutimit.

Lidhur me punësimet në Zvicër, flet edhe shqiptari, Gentian Pagarusha, i cili drejton një kompani që merret me rekrutimin e punëtorëve dhe po ashtu këshillon ndërmarrësit e rinj.

Vlen të theksohet se Gentian Pagarusha, me kompaninë e tij «Life Personal AG» rekruton fuqi punëtore si ndërmjetsues në Zvicër.

“Po faktikisht është e vertetë se ka shumë vende të punës të hapura, sidomos brenda 3 muajve ka ndryshime drastike, me kërkesa në të gjitha lamitë, sidomos në medicinë, gastronomi, ndërtimtari dhe IT, kjo është treguse se ekonomia në fakt po lulëzon për momentin”, shprehet Pagarusha.

Sipas tij, pandemia ka ndryshuar gjithçka, ka shtyer shumë sipërmarrje, që procesi i digjitalizimit të ndodh më shpejtë dhe shumë persona e kanë ndryshur drejtimin e punës, mirëpo me hapjen nga masat Cov id, ka një rritje të madhe të punësimeve.

Vlen të theksohet se rritja e ekonomisë në këtë vend, është norma më e fortë mujore e rritjes këtë vit, madje edhe më e lartë se në të njëjtën periudhë para Cov id.

Kërkesa më e madhe e punësimit është për specialistë në logjistikë, IT, inxhinieri, menaxhim infrastrukture, si dhe sektorë farmaceutikë.

Duhet cekur se infermieret janë aktualisht më të kërkuarit në Zvicër, me mijëra vende të lira. Por edhe elektricistët duket se janë të rrallë në këtë shtet, pasi që ka rreth 4000 vende të lira të punës u reklamuan në të gjithë Zvicrën. Po ashtu muratorët janë ndër profesionet më të kërkuara të punës. Kjo gjithashtu tregon se bumi i pasurive të paluajtshme ende ka nevojë për specialistë të rinj. Ndërkohë që zanatet e ndryshme, janë ndër më të përhapurat në këtë shtet.

Të gjitha rajonet regjistruan rritje pozitive, duke filluar me Zvicrën qendrore (+ 12,7 për qind), pasuar nga Berna, Neuchâtel dhe Fribourg (8 për qind) – gati në të njëjtin nivel me Gjenevën, Vaud dhe Valais (7,9), shkruan albinfo.ch.

Advertisement
Comments