fbpx

Zv. Kryeministri i parë i Kosovës, shpërndan një fotografi ku Edi Ramën e quajnë “pro-serb”

HomeLajmeKosovë

Zv. Kryeministri i parë i Kosovës, shpërndan një fotografi ku Edi Ramën e quajnë “pro-serb”

Zv/kryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi ka shpërndarë një postim ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama quhet “pro-serb”.

Siç raportojnë mediat, duke u bazuar në një fotografi të marrë nga profili i Bislimit, zv/kryeministri më pas e ka fshirë këtë postim.

“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro serb”, thuhet në postimin që e ka shpërndarë ai.

Në fotografinë në fjalë është presidentja Osmani bashkë me liderë tjerë evropianë duke shikuar nga një anë, teksa Rama shikon nga një anë tjetër dhe shihet se ata dy nuk komunikojnë.

Me ta bërë këtë veprim, emri i Besnik Bislimit tanimë është “popular now” në Facebook si një ndër më të kërkuarit dhe i njëjti ka ngjallur shumë reagime.

COMMENTS

x