Connect with us

Kosovë

Zullumit po i vie fundi! Çka po paralajmron deputeti i Vetëvendosjes?

Publikuar

me

Deputeti i VV-së Salih Zyba në Info10 ka komentuar vendosjen e barrikadave të reja në veri të vendit duke thënë se “zullumit” po i vjen fundi dhe barrikadat duhet të larohen.

Zyba tutje ka thënë vet fakti që në kohën sa Qeveria e Policia e Kosovës kanë kërkuar më mirëkuptim largimin e tyre dhe ata veç i kanë shtuar bllokadat kjo tregon se me veprim të KFOR-it apo bashkëveprim me Qeverinë ato duhet të largohen.

“Zullumit i vjen fundi që për faktin këputet prej së trashi dhe i bie që po trashet zullumi dhe po i vije fundi. S’duhet të ketë presion për qytetarët e veriut, në këtë rast është e ditur nga vjen zullumi dhe burimi i këtyre të këqijave për qytetarët e veriut. Është e papranueshme çdo barrikadë. Me faktin që është shtuar numri i barrikadave, në kohën aq sa ka pasur mirëkuptim Qeveria e Kosovës dhe KFOR-i e konsiderojmë që duhet të vjen momenti i fundit që nënkupton ose veprimi i KFOR-it ose bashkëveprimi ose në rastin e pashmangshëm është përgatitja e qeverisë dhe policisë sonë përveç gatishmërisë për të vepruar, po vjen momenti i pa shmangshëm i lirimit të rrugëve, qytetarët të krejt zonave duhet të kenë integrim.”

Zyba ka thënë se ata që i kanë vendosur duhet vet të i heqin barrikadat sepse janë të pranueshme për qytetarët por edhe policinë që e ka për detyrë të garantojë sigurinë për çdo qytetar.

Reklama