“Zonjës së Vjetër” e fillon tmerrshëm këtë sezon, humbjën e dytë ja shkakton Napoli me përmbysje të rezultatit

HomeLajme

“Zonjës së Vjetër” e fillon tmerrshëm këtë sezon, humbjën e dytë ja shkakton Napoli me përmbysje të rezultatit

Napoli e ka mposhtur Juventusin në stadiumin “Armando Diego Maradona” me rezultat 2-1 në kuadër të javës së katërt.

Ndeshja nisi me një rast të Matteo Politanos që rrezikoi që në minutën e parë, por pa qenë i saktë.

Juventusi shënoi që në rastin e parë, kur një gabim të Kostas Manolas e ktheu në gol Alvaro Morata me një goditje të fortë nga brenda zonës.

Zonja e Vjetër kishte edhe dy raste shumë të mira në pjesën e parë me Dajan Kulusevskin, por suedezi dështoi nga afër në të dyja rastet.

Në pjesën e dytë Napoli filloi trysnin për të barazuar, duke tentuar të rrezikojë në disa raste.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 57-të, kur goditjen e Lorenzo Insgines e mbron fillimisht Wojciech Szczesny, por nga topi i kthyer shënoi Politani për 1-1.

Insigne dhe Fabian Ruiz rrezikuan, për të treguar se Napoli donte fitoren.

E ky gol erdhi në minutën e 85-të, kur Kalidou Koulibaly shënoi nga afër pas një gabimi të mbrojtjes së Juventusit për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe Napoli mori fitoren e tretë në tri ndeshje.

Në anën tjetër Juventusi ka vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para. /Telegrafi

COMMENTS