Connect with us

Kuriozitete

Zlatan Ibrahimovic ‘e dinte’ që aktori shqiptar, Granit Rushiti do të triumfonte me rolin “I am Zlatan”

Publikuar

me

Aktori i ri shqiptar, Granit Rushiti ka shënuar një sukses të madh në karrierën e tij filmike.

Portretizimi i yllit të futbollit, Zlatan Ibrahimovic në filmin “I am Zlatan” i solli çmimin  ‘aktori më i mirë’ në ceremoninë “Guldbaggen” të mbajtur në Suedi.

“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja. Është çmenduri, nuk mund ta imagjinoja”, ka thënë Rushiti pasi mori çmimin.

Foto; Granit Rushiti/Instagram

Suksesit të tij i është gëzuar edhe vet futbollisti nga Suedia, Zlatan i cili e ka shprehur edhe në një postim në InstaStory.

“E dija”, ka shkruar “Zlatani në Instagram pas ceremonisë bashkangjitur me një foto të Rushitit.

Foto: Anders Wiklund/TT

22-vjeçari shqiptar ka treguar gjithashtu se është kontaktuar nga futbollisti i njohur, i cili e uroi për çmimin.

“Ishte mesazh i gjatë dhe i thellë dhe i ndier në zemër. Zlatani është i madh edhe si person. Mentaliteti i tij është krejtësisht ndryshe dhe do ta mbaj mesazhin me vete gjithë jetën. Ishte një mesazh shumë domethënës. E dua Zlatanin”, ka thënë Rushiti për mesazhin e futbollistit të Milanit.

Foto: Zlatan Ibrahimovic/Instagram

“I am Zlatan”, i cili përshkruan edukimin dhe udhëtimin Ibrahimovic në botën e futbollit, u nominua në gjithsej gjashtë kategori në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Guldbagge”.

Reklama