fbpx

Zhvillimet në Kosovë: Vuçiq telefonon ambasadorin amerikan

HomeLajmeKosovë

Zhvillimet në Kosovë: Vuçiq telefonon ambasadorin amerikan

Pak më herët, Lista Serbe morri vendim që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Po ashtu sot gjatë ditës, qeveria e Serbisë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme ku është diskutuar situata në Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe Aleksander Vuçiq, raporton RTS.

Ky i fundit, ka njoftuar se pas mbledhjes, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill.

Ata kanë biseduar për situatën aktuale mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën presidenti serb ka thënë se, lëvizjes e njëanshëm të Kosovës, po vënë në pikëpyetje sigurinë e të gjithë rajonit.

“Në një bisedë të gjatë dhe gjithëpërfshirëse telefonike me ambasadorin Hill, ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes, respektimin e së drejtës ndërkombëtare publike dhe zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, por gjithashtu theksova shqetësimin e serbëve me sjelljen e Kosovës. Lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, të cilat vënë në pikëpyetje sigurinë e tyre dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.