fbpx

Zhvillime të reja: Shtëpia e Bardhë s’e mohon mundësinë që Trump të jetë në takimin e 4 shtatorit

HomeLajmeKosovë

Zhvillime të reja: Shtëpia e Bardhë s’e mohon mundësinë që Trump të jetë në takimin e 4 shtatorit

Takime midis Kosovës dhe Serbisë do të mbahen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington të enjten dhe të premten.

Lidhur me këto takime ka folur edhe një këshilltar i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Ai në një konferencë të organizuar virtuale nuk e ka përjashtuar mundësinë që vet presidenti i SHBA-ve, Trump të jetë prezent edhe fizikisht në takimin midis dy palëve.

“Sa i përket nëse presidenti do të marrë pjesë ose jo fizikisht në këto takime, unë mendoj se kjo ende nuk është përcaktuar. Ai tashmë ka marrë pjesë në aspektin e organizimit dhe në çështjet të cilat i japim përparësi këtyre projekteve ekonomike”, tha ai, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, ai shprehet se palët duhet të jenë në gjendje të përparojnë në mënyrë që SHBA-të të vazhdojnë angazhimin e tyre.

Sipas tij, Trump është i përqendruar në zhvillimin ekonomik.

“Në fund të ditës, mendoj se palët duhet të jenë në gjendje të bëjnë përparim në mënyrë që SHBA-të të vazhdojnë të përdorin këto mekanizma në mënyrë kaq të fuqishme. Dua të them, fakti që ai (Trump) më ka kërkuar ta bëj këtë nga jashtë është vërtetë dëshmi e faktit që ne besojmë se një përqëndrim në anën e zhvillimit ekonomik do të prodhonte përparim, por ne ende kemi nevojë për të provuar këtë teori”, tha ai.

I njëjti gjithashtu është shprehur se nuk ka asnjë plan sekret për ndonjë marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë./Lajmi.net

COMMENTS