fbpx

Zhvillime pozitive për vizat, edhe Austria i kërkon BE-së heqjën e menjehershme të vizave për Kosovën

HomeLajmeKosovë

Zhvillime pozitive për vizat, edhe Austria i kërkon BE-së heqjën e menjehershme të vizave për Kosovën

Karoline Edtstadle, ministre për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën në Austri, ka folur rreth mundësisë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, duke thënë se nuk duhet krijuar standarde të dyfishta.

Edtstadle, ka deklaruar kështu duke pasur parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu edhe Kosovën, raporton VIENNA.AT.

Ajo ka thënë se mbajtja e premtimeve të BE-së, është çështje sigurie për Evropën dhe çështje besueshmërie në raport me Ballkanin Perëndimor.

Ministrja austriake, tutje ka deklaruar se dhënia e statusit vend kandidat për BE, Ukrainës, nënkupton edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, por, edhe fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Kjo kërkon statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Edtstadle.

Duhet cekur se, ditët e fundit, zërat për liberalizimin e vizave për Kosovën janë shtuar, duke rritur kështu shpresat që kjo gjë mund të realizohet edhe brenda këtij muaji.

COMMENTS

x