fbpx

Zhduket 49 vjeçari nga Zhuri i Prizrenit, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

HomeLajmeKosovë

Zhduket 49 vjeçari nga Zhuri i Prizrenit, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një 49 vjeçar nga Zhuri i Prizrenit është zhdukur që tash e më shumë se një muaj.

Policia ka publikuar fotografinë e të njëjtit dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Behamir Gavazaj i cili për herë të fundit është parë nga familjarët më 10 shtator.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Familjarët e Behamir Gavazaj në shtator kanë raportuar për zhdukjen e tij.

Personi Behamir (Ruzhdi ) Gavazaj , lindur me datë 17.01.1973 nga Fshati Zhur, KK Prizren, Republika e Kosovës, i cili për here të fundit është parë nga familjarët e tij me datë 10. Shtator 2022 ka dalë nga shtëpia dhe familjarët më nuk kanë asnjë kontakt me të.

Sipas ankuesit viktima është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura.

Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë. /Lajmi.net