fbpx

Zëvendësshefi i NATO-s thote se KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti në veri

HomeLajmeKosovë

Zëvendësshefi i NATO-s thote se KFOR-i i gatshëm të intervenojë nëse rrezikohet stabiliteti në veri

Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka njoftuar se ka biseduar me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se KFOR-i mbetet në gatishmëri për të intervenuar nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

“Kam folur me komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajari, për situatën në Kosovë. KFOR-i me kujdes situatën dhe mbetet në gatishmëri për të intervenuar, sipas mandatit nga Kombet e Bashkuara, nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës”, ka shkruar Geoana në Twitter.

COMMENTS

x