Connect with us

Kosovë

Zeqiraj thotë se ‘komandantët e Rognerit’ ua bllokuan armët dhe paratë që u vinin nga mërgata Ademit dhe Hamzës!

Publikuar

me

Publicisti dhe opionisti shqiptar, Idriz Zeqiraj në një intervistë dhënë për gazetën ‘Bota sot’, ka treguar detajisht se si të ashtuquajturit ‘komandantë’ të luftës kanë abuzuar me familjen Jashari.

Zeqiraj thotë se këta ‘komandantë’ ua kanë bllokuar paratë dhe armët e dërguara nga mërgata.

“Veprimtarja më e shquar shqiptare, në mbrojtje të luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës dhe të UÇK-së, Donikë Gërvalla, ishte ajo që pykoi, në debatet televizive prestigjioze të Evropës, kryeministrat dhe gjeneralët e Millosheviçit, i njeh, “si parën e kuqe” komandantët, në përgjithësi, dhe ata të “Rognerit”, në veçanti. Është e vetma zyrtare e lartë, e cila me kohë “ka vënë pikën mbi -i- dhe profecia ka rezultuar e saktë, faktike. E vërteta i tmerron ata që e kanë “mizën pas veshit” dhe mbrojtësit e tyre, pjesë e krimit. Disa nga “komandantët” horrakë, kanë abuzuar me Jasharët. Ademin dhe Hamzën i quanin cuba, bashibuzukë. Atyre ua bllokuan armët dhe paratë, të dërguara nga Mërgata”, thotë Zeqiraj.

Ai thotë tutje se, ‘padyshim, është e qëllimshme dhe thellësisht politike ndarja e Hamzës nga Ademi. Ata ishin vëllezër lindak, shokë armësh, madje, në të gjitha aksionet guerile’.

“Asnjë “pushkë nuk ka shkrepur” Ademi më shumë se sa Hamza. Atëherë pse të ndahen në emërtesa institucionesh, rrugësh, sheshe, shtatore, libra, këngë?! Familja e nderuar Jashari i njeh “komandantët” hileqarë rogneristë, raportet LDK-LPK. Andaj, fajet, tashmë, të bëra qëllimshëm, duhet t`i sheshojë dhe t`i ndreqë, për aq sa është e mundur. Emërtesat komandant, kryekomandant, nuk i bëjnë asnjë nder Adem Jasharit. Sepse ai ishte kryeçetanik në Drenicë. Dhe, kjo është e mjaftueshme, në kushtet e një pushtimi të egër, të një shteti fort të organizuar policor. Kjo emërtesë është lëndore, adekuate, tejet domethënëse dhe tejkalon titujt tjerë, në luftën e hapur, legale”, thekson Zeqiraj për “Bota sot”.

Reklama