fbpx

Zemaj reagon pas raportimit të “Bloomberg” për vdekshmërinë e lartë nga COVID-19 në Kosovë

HomeLajmeKosovë

Zemaj reagon pas raportimit të “Bloomberg” për vdekshmërinë e lartë nga COVID-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar pasi që media amerikane “Bloomberg” publikoi statistikat ku Kosova renditet e para në botë sa i përket numrit të vdekjeve nga koronavirusi.

Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se kosovarët nuk duhet “t’i japin gjasa” virusit.

Sipas tij, nëse respektohen rregullat, do të ketë raporte për uljen e statistikave jo të mira në shtetin më të ri evropian.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Ju lus të mos i jepni gjasa virusit.

Respektimi i rregullave për luftimin e virusit Covid-19, do të sjell raporte aq të dëshirueshme, për uljen e statistikave jo të mira, në shtetin më të ri evropian.

Fundjavë të këndshme. Bashkë ia dalim!

Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën!.

COMMENTS

x