fbpx
HomeLajmeKosovë

Zemaj nuk përjashton mundësinë e ashpërsimit të masave kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, nuk ka përjashtuar mundësinë e ashpërsimit të masave kundër COVID-19. Por sipas tij, nëse do të respektohen masat aktuale kundër koronavirusit nuk do të ketë nevojë për një gjë të tillë.

“Asnjë masë nuk do ta marrim pa dakordim paraprak me qytetarët e institucionet, kryetarët e komunave dhe mekanizmat tjerë. Por nëse ne e rrisim kujdesin atëherë nuk do të kemi nevojë për masa shtesë. Nëse ka nevojë do të marrim edhe masa të tjera më radikale për të mbrojtur shëndetin publik dhe na ruajnë nga shpërndarja e infeksionit”, tha Zemaj në televizionin publik.

Nëse shohim se dikasteret apo qytetarët që s’respektojnë masat edhe në kohën kur ka hyrë në fuqi ligji kundër pandemisë, thotë Zemaj, do të merren masa rigoroze.

“Po kërkojmë disiplinë, lutje, për t’i respektuar masat”, tha ai.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi dhe 499 të vdekur.

COMMENTS

x