fbpx

Zelensky thotë se Ukraina ka marrë nën kontroll mbi 6.000 kilometra katrorë nga rusët

HomeLajmeBota

Zelensky thotë se Ukraina ka marrë nën kontroll mbi 6.000 kilometra katrorë nga rusët

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ukrainase kanë marrë nën kontroll më shumë se 6.000 kilometra katrorë nga rusët në shtator në pjesët lindore dhe jugore të vendit.

Rusia ka pranuar se e ka humbur kontrollin e disa qyteteve kyçe në rajonin e Kharkiv-it. Disa ekspertë ushtarakë po e shohin këtë zhvillim si ndryshim të rëndësishëm në luftë.

“Nga fillimi i shtatorit deri më sot, luftëtarët tanë tashmë kanë çliruar më shumë se 6.000 kilometra katrorë të territorit të Ukrainës – në lindje dhe në jug”, tha të hënën në mbrëmje presidenti ukrainas.

Moska e ka përshkruar si rigrupim tërheqjen e trupave nga rajoni në ditët e fundit, duke thënë se qëllimi është që ushtria të përqendrohet në rajonet lindore, Donetsk dhe Luhansk.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se forcat ukrainase kanë bërë përparim të konsiderueshëm në kundërsulmin e tyre, por shtoi se është shumë herët për ta parashikuar rezultatin.

x