fbpx

Zelensky rrefen ngjarje të tmerrshme lufte! Thotë se ushtarët rusë i vranë viktimat vetëm për argëtim

HomeLajmeBota

Zelensky rrefen ngjarje të tmerrshme lufte! Thotë se ushtarët rusë i vranë viktimat vetëm për argëtim

Në fjalimin e tij të përnatshëm të premten Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se po zbulohen dhe po mbahen shënim krimet që forcat ruse kanë kryer në rajonin tashmë të çliruar të Kharkivit.

Zelenskyy tha se deri tani, janë zbuluar më shumë se 440 trupa në një varr masiv pranë Iziumit, duke shtuar se sipas provave, ushtarët rusë “i kanë vrarë viktimat vetëm për argëtim”.

Po sipas Zelenskyy disa persona, mes tyre shtetas të huaj janë mbajtur rob për muaj të tërë. Ai përmendi shtatë shtetas nga Sri Lanka, të cilët studionin në kolegjin e Mjekësisë ‘Kupyansk’. Ata mbaheshin nga forcat ruse që prej muajit mars.

Presidenti ukrainas bëri të ditur se çlirimi i rajonit të Kharkivit, bëri të mundur që ata të shpëtohen e t’u sigurohet kujdesi i duhur shëndetësor.

Të premten Zelenskyy u takua me përfaqësues të kompanisë ‘Nike’. Ai tha se i kishte falënderuar ata “për vendimin për t’u larguar nga tregu rus duke e quajtur atë vendimin e duhur”.

“Ky është një shembull se si biznesi mund të luajë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e njerëzimit dhe lirisë. Nëse një shtet zgjedh rrugën e terrorit, është detyrë e çdo kompanie që respekton veten, të distancohet nga një shtet i tillë”, tha presidenti i Ukrainës.

Të shtunën, në një postim në Twitter, ministria britanike e Mbrojtjes shkruante se: “Ukraina po vazhdon sulmet në verilindje të vendit, ndërsa forcat ruse kanë krijuar një linjë mbrojtëse mes lumit Oskil dhe qytetit të Svatove”.

Rusia duket se e sheh kontrollit të kësaj zone si të rëndësishëm, si një nga rrugët e pakta të furnizimit të saj.

“Krahas kësaj kjo linjë shtrihet përgjatë kufirit të Obla

x