Connect with us

Bota

Zelensky ngre dyshimin e fortë që Putin mund të ketë vdekur! Përgjigjet menjëherë Kremlini

Publikuar

me

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk është “plotësisht i sigurt” se presidenti rus, Vladimir Putin, është ende gjallë dhe se është ai që merr vendimet në Rusi. Kështu u shpreh presidenti ukrainas gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik të Davosit.

“Nuk jam i sigurt se me kë dhe për çfarë të flas. Nuk jam i sigurt se presidenti rus, i cili ndonjëherë shfaqet si hologram është me të vërtetë ai”, iu përgjigj Zelensky një pyetjeje për mundësinë e bisedimeve të paqes.

E menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e Kremlinit. “Rusia dhe Putini ekzistojnë dhe do të ekzistojnë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet ta kuptojë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e vendit të tij”, tha zëdhënësi Dmitry Peskov.
” alt=”” aria-hidden=”true” />
Putin gjatë ceremonisë tradicionale në vitet e kaluara
Ndërkohë për të përforcuar dyshimet e Zelensky-t, Kremlini shpërndau lajmin se presidenti rus kishte kryer ritualin ortodoks që ka të bëjë me hedhjen në lumin e ngrirë, por pa publikuar asnjë pamje nga ky ritual.

Kohët e fundit, mediat kanë raportuar shpesh se presidenti rus mund të vuajë nga një sëmundje e rëndë. Këto komente kanë ardhur pas shfaqjeve të tij në publik dhe veprimeve të dyshimta.

Reklama