Connect with us

Bota

Zelensky iu drejtohet ushtarëve rusë: Putini po fshihet pas jush, po shkatërron vendin dhe të ardhmen e juaj

Publikuar

me

Presidenti ukrainas Volodoymyr Zelensky iu është drejtuar rusëve duke i thënë se lideri i tyre po shkatërron vendin e tyre.

Duke iu përgjigjur fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin i cili e zhvilloi derisa ishte i rrethuar nga njerëz me uniformë ushtarake, ai tha se Putini fshihej pas trupave të tij, e nuk po i udhëheqë ato.

Në një ditë të sulmeve ajrore vdekjeprurëse ruse në të gjithë Ukrainën, ai tha se ukrainasit nuk do ta falnin Rusinë, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Të paktën një person vdiq dhe disa u plagosën nga sulmet.

Kreu i forcave të armatosura të Ukrainës, Valeri Zaluzhny, tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 12 nga 20 raketat ruse.

Sulmet ndodhën dy ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës. Disa sulme në javët e fundit kanë shkaktuar ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Moska e ka mohuar në mënyrë të përsëritur se ka shënjestruar civilët, por Putin ka pranuar së fundmi se ka goditur objekte kritike të energjisë.

Në një fjalim në kanalin e tij Telegram, Zelensky tha se ata që kryen sulmet e së shtunës ishin çnjerëzor dhe ata do të “humbnin”.

Duke kaluar nga ukrainasja në rusisht, ai më pas sulmoi Putinin.

“Udhëheqësi juaj dëshiron t’ju tregojë se ai po udhëheq nga fronti dhe ushtria e tij është pas tij”, tha ai.

“Por në fakt ai fshihet. Ai fshihet pas ushtrisë së tij, raketave të tij, mureve të rezidencave dhe pallateve të tij.

“Ai fshihet pas jush dhe po djeg vendin dhe të ardhmen tuaj. Askush nuk do t’ju falë për terrorin. Askush në botë nuk do t’ju falë për këtë. Ukraina nuk do t’ju falë”.

Ai po fliste në përgjigje të fjalimit të Putinit për Vitin e Ri. /Telegrafi

Reklama