Zelensky i kërkon ndjesë bashkëshortes, ja çfarë i mbajti sekret

HomeLajmeBota

Zelensky i kërkon ndjesë bashkëshortes, ja çfarë i mbajti sekret

Çifti presidencial i Ukrainës rigjen buzëqeshjen, kur kanë kaluar 5 muaj nga lufta e nisur nga Rusia. Olena Zelenska, gjatë një interviste, zbuloi se si e kishte mësuar lajmin që bashkëshorti Volodymyr Zelensky, do të kandidonte për president. Ajo tregon se nuk ka ditur asgjë, deri në momentin që e kishte parë atë në televizionet ukrainase.

“Çdo ditë mendonte të ma thoshte, se ky është momenti, duhet t’ia them asaj. Por vetëm kur pash fjalimin e tij për Vitin e Ri mësova se po kandidonte”, tha Olena Zelenska, bashkëshorte e presidentit të Ukrainës.

Më pas, të dy shpërthyen në të qeshura, me Zelenskyn në fund që i kërkon falje zonjës së parë ukrainase. 44-vjeçari, me profesion komedian, erdhi në pushtet në vitin 2019, kur në zgjedhje mposhti rivalin Petro Poroshenko.

“Shërbëtori i Popullit”, premtoi t’i jepte fund luftës me separatistët pro-rusë në Lindje të Ukrainës, pa e ditur se një tjetër edhe më e madhe do ta priste gjatë ushtrimit të detyrës. Tani, Zelensky ka detyrën e vështirë të ruajë integritetin territorial të vendit dhe të rezistojë ndaj një prej synimeve të ushtrisë së Moskës, që po kërkon nga 24 shkurti që ta rrëzojë atë bashkë me qeverinë, duke i dhënë fund demokracisë ukrainase./A2

COMMENTS

x