fbpx

Zelensky i dorëzon parlamentit rezolutë për shkarkimin e shefit të inteligjencës së Ukrainës

HomeLajmeBota

Zelensky i dorëzon parlamentit rezolutë për shkarkimin e shefit të inteligjencës së Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paraqiti një rezolutë në parlamentin e vendit për të shkarkuar kreun e agjencisë së inteligjencës së Ukrainës SBU, Ivan Bakanov.

Zelensky pezulloi Bakanov dhe Prokuroren e Përgjithshme të Ukrainës, Iryna Vendiktova të dielën, pasi ai njoftoi një hetim në departamentet e tyre, për shkak të pranisë së dyshuar të bashkëpunëtorëve rusë.

“Në përputhje me paragrafin e 14 të pjesës së parë të nenit 106 të Kushtetutës të Ukrainës, unë po paraqes një mocion për shkarkimin e (Ivan) Bakanov nga posti i shefit të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës”, thuhet në projekt-rezolutën.

Rezoluta do të diskutohet në seancën e ardhshme plenare, e cila pritet të mbahet në 24 orët e ardhshme.

COMMENTS

x