Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka, ka reaguar ndaj raportimeve te fundit ne lidhje me largimet e anëtarëve të Vetëvendosje si rezultat i pakënaqësisë me organizatën politike, shkruan Periskopi.
Në llogarinë e tij në Facebook, Zeka ka shpërndarë statusin e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ku ky i fundit ka kritikuar qeverisjen e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Zeka është shprehur se nga Vetëvendosje po largohen njerëzit e ndershëm dhe ata që kanë besuar në ideale dhe se me kalimin e kohës do të vërtetohet se “Albin Kurti eshte abuzuesi dhe mashtruesi me i madh i ketyre 100 viteve te fundit”.
Statusi i plotë:
Po ikin nga VV-ja me te ndershmit, ata qe kane besuar ne ideale, ne demokraci. Avash-avash, do te vertetohet se Albin Kurti eshte abuzuesi dhe mashtruesi me i madh i ketyre 100 viteve te fundit.
