fbpx

Zeka: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të përçahen

HomeLajmeKosovë

Zeka: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të përçahen

Milaim Zeka parashikon që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në një të ardhme të afërt, do të përçahen.

“Albin Kurti në praktikë do të vërtetohet shprehja hyp se të vrava, zhdryp se të vrava. Nëse ky njeri shkel mbi gjakun e njerëzve që janë vra rrugëve të Kosovës kundër Zajednicës, nëse lejon ky me u kriju ajo, që serbët të marrin autonomi në veriun e Kosovës, ky njeri do të shkojë me faqe të zezë nga pushteti.

Nëse nuk lejon, do të bjerë poashtu nga pushteti. Presioni ndërkombëtar është i jashtëzakonshëm, nuk munden ndërkombëtarët të rrinë dhe të presin një gjendje kaotike dhe një kryeministër që vetëm din me refuzu.

Albin Kurti është lulë e dritë në krahasim me Vjosa Osmanin.

Ajo i ka shkelë krejt njerëzit që ka punu me ta. Çfarë hajmalie i kanë shkru amerikanët edhe evropianët asaj, nuk e di, por unë progonozoj që do të kemi përçarje mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani”, tha Zeka.