Zëdhënësja qeverisë ruse Kurtin e Zelenskyn i quan nazistë!

0 minutes, 49 seconds Read

Zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, janë nazistë.

Në një opinion të publikuar në Telegram, e pastaj shpërndarë ne Twitter, Zakharova thotë se Kurti dhe Zelensky vetëm pretendojnë se e kundërshtojnë etiketimin si neonazistë, duke thënë se së shpejti ata do ta pranojnë këtë.

“Opinion nga Maria Zakharova. Në fund të fundit, Kurti, Zelensky dhe të tjerë që pëlqejnë të këndojnë lavdi Ukrainës, vetëm pretendojnë se kundërshtojnë të etiketohen si neo-nazistë. Unë mendoj se ata së shpejti do të thonë: Po, ne jemi nazistë, por çfarë mund të bëni për këtë”, ka shkruar MPJ e Rusisë.

Publikime te ngjashme