fbpx

Zbutet Haradinaj, kërkon nga Kurti që të dëgjoj vendet mike, të rishikoj vendimin për targat

HomeLajmeKosovë

Zbutet Haradinaj, kërkon nga Kurti që të dëgjoj vendet mike, të rishikoj vendimin për targat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që ta rishikojë vendimin e tij për konvertimin e targave serbe në RKS, raporton Gazeta10.

Haradinaj ka thënë se Kurti duhet që t’i dëgjojë këshillat e vendeve mike.

Tutje, ai ka thënë se veprimi i tij nuk ka qenë largpamës dhe se mund të sjell pasoja për vendin.

Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti duhet t’i analizojë mirë hapat në raport me marrëdhëniet me Perëndimin.

Haradinaj ka thënë se shpreson që zhgënjimi i aleatëve në këtë situatë të mos ketë pasoja për vendin.

Këtu keni statusin e plotë:

“KURTI T’I PËRFILLË KËSHILLAT E VENDEVE MIKE

Vendimi i fundit i Kryeministrit për targat, i paharmonizuar dhe i pakonsultuar me aleatët perëndimorë, posaçërisht me SHBA, është një vendim shkurtpamës e që mund të jetë edhe me pasoja për vendin.

Është e papranueshme kur ne u kërkojmë demokracive më të fuqishme të Botës të na ndihmojnë t’i japim fund mosmarrëveshjeve shekullore me Serbinë, dhe pikërisht kur ato janë në kulmin e angazhimit, kryeministri ynë vepron krye në veti e pa koordinim me partnerët strategjik.

Nuk mund t’u kërkosh vendeve mike ndihmë e të mos i përfillësh këshillat e tyre, aq më tepër kur ato, jo vetëm se të kanë marrë nën mbrojtje, por falë edhe angazhimit të tyre, Kosova sot është e lirë dhe e pavarur. Kjo është në kundërshtim edhe me traditën shqiptare.

Kryeministri duhet t’i analizojë mirë hapat e tij dhe në këtë fazë jetike për vendin duhet të jetë në harmoni të plotë me

Amerikën dhe BE-në. Andaj, i kërkoj ta rishikojë edhe vendimin për targat.

Dua të besoj se zhgënjimi i shprehur i partnerëve tanë me këtë vendim të kryeministrit, nuk do të ketë pasoja për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka Kosova me ta!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.