fbpx

Zbulohet kontrata milionëshe që Reali i kishte ofruar Lewandowskit, polaku tentoi ta prishte marrëveshjen me Bayernin për ‘Mbretërit’

HomeSport

Zbulohet kontrata milionëshe që Reali i kishte ofruar Lewandowskit, polaku tentoi ta prishte marrëveshjen me Bayernin për ‘Mbretërit’

Ndeshja kthyese e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve mes Barcelonës dhe Napolit mund të zhvendoset nga Camp Nou për shkak të frikës mbi infektimin me Covid-19.

Ndeshja e dytë e raundit me eliminim direkt është planifikuar të luhet në Camp Nou më 8 gusht.

Por, rajoni verilindor i Spanjës ka pasur një ngritje në rastet e virusit Covid-19 javët e fundit.

Ylli polak mbeti futbollist i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me Borussia Dortmundin dhe shumë klube të mëdha ishin vërsulur për të nënshkruar me të.

Kampioni në fuqi i Spanjës, Real Madrid ka qenë ndër skuadrat më të interesuara, madje i kishin bërë gati edhe një kontratë shumë të lartë financiarisht.

Ka qenë gazeta polake Onet Sport që ka zbuluar kontratën që Reali kishte përgatitur për polakun, kontratë që nuk u nënshkrua kurrë pasi Lewandowski vendosi të bashkohej me Bayernin.

Kjo gazetë polake ka publikuar detaje nga kontrata, ku për Lewandowskin ishte përgatitur një kontratë gjashtë vjeçare me pagë prej 8,6 milionë eurove në sezon.

Përpos kësaj në momentin që do të nënshkruante me Realin, Lewa do t’i merrte 10,957,650 euro si bonus pasi ishte futbollist i lirë.

Dokumenti që është publikuar nga Onet Sport ka gjashtë faqe, teksa ishte nënshkruar nga Jose Angel Sanchez, njeriu më i afërt i presidentit Florentino Perez si dhe Manuel Redondo, kreu i kabinetit të presidentit madrilen.

Në këtë kontratë ishin cekur edhe disa gjëra që polaku i kishte të ndaluara nëse i bashkohej Los Blancos si drejtimi i motorit, skitë, drejtimi i motorit të ujit apo ngjitje nëpër male.

Gjithsesi agjenti i lojtarit, Cezary Kucharski i ka thënë kësaj gazete se klienti i tij ishte gati t’i bashkohej Realit, por më herët ishte arritur marrëveshja me Bayernin.

“Lewandowski dëshironte të nënshkruante me Realin dhe ta hidhte poshtë kontratën me Bayernin, por ajo ishte e pamundur. Atij i pëlqente të jetonte dhe të luante në Madrid”, deklaroi Kucharski.

Kjo tani ka marrë fund, pasi Lewa tani e gjashtë vite është pjesë e Bayernit, ku është padyshim njëri nga sulmuesit qendror më të fortë në botë. /Telegrafi/

Stacioni radiofonik RAC1 tani raporton se ndeshja e cila do të luhet pa asnjë tifoz të pranishëm, mund të zhvendoset larg Camp Nou për shkak të nxitimit të infeksioneve.

UEFA i është drejtuar Departamentit të Shëndetit në Kataluni për të kërkuar siguri të mëtutjeshme për shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve përpara ndeshjes.

Stadiumet e Guimaraes dhe Portos janë të përgatitur për të pritur ndeshjen nëse është e nevojshme, megjithëse ende ekziston një pritje e fortë që nuk do të ketë ndonjë kërkesë për të ndryshuar vendin. /Telegrafi/

COMMENTS