fbpx

Zbardhet vendimi, Rama bën ndryshime në qeveri, ja emri i parë që largohet

HomeLajmeShqiperi

Zbardhet vendimi, Rama bën ndryshime në qeveri, ja emri i parë që largohet

Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, ka lënë detyrën. Vendimi është marrë sot, ndërsa lëvizja është bërë me propozim të kryeministrit Rama.

Xhafaj është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi:

“LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”, shkruhet në vendim.

COMMENTS