fbpx

Zaimina Vasjari nis pushimet, pozon atraktive nga jahti luksoz

HomeMagazina

Zaimina Vasjari nis pushimet, pozon atraktive nga jahti luksoz

Ajo vetëm pak ditë më parë bëri rikthimin në skenën muzikore shqiptare pas katër vitesh.

Fjala është për këngëtaren Zaimina Vasjari, e cila para tri ditësh solli këngën e re “Vetes” të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Derisa po shijon suksesin e këngës së re, nëna e një vajze ka nisur pushimet në bregdetin shqiptar.

Ajo së fundmi përmes rrjeteve sociale u ka sjell fansave pamje të mahnitshme duke pozuar nga jahti luksoz.

Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, mori vëmendje të madhe me linjat trupore.

https://www.instagram.com/p/CECLCiFnYYE/?utm_source=ig_web_copy_link

Të shumta kanë qenë edhe komplimentet që mori për imazhet, ku në njërën prej tyre pozon përkrah vajzës së saj.

Ndryshe, kënga e re e Zaiminës ka filluar të pëlqehet nga publiku dhe artistja u komentua mjaft shumë për dukjen atraktive në klip. /Telegrafi/

COMMENTS

x