Connect with us

Lajme

Walker: Vuçiqi ishte në zinxhirin komandues të Millosheviqit

Publikuar

me

Ish-ambasadori i Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker në një intervistë për The Geopost thekson se presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq ishte në zinxhirin komandues të Sllobodan Millosheviqit, të cilët kishin dhënë urdhër për kryerjen e kësaj masakre më 15 janar 1999.

“Që nga fillimi Serbia ka thënë se kjo ngjarje nuk është e vërtetë. Ata kishin shumë arsyetime, se unë jam agjent i CIA-së me mbulesë ndërkombëtare nga OSBE-ja, se jam dërguar këtu nga CIA apo nga Departamenti i Shtetit ose nga Shtëpia e Bardhë për të shkatërruar disi Serbinë dhe se unë isha i gatshëm të them çdo gënjeshtër për të shkatërruar atë”, thekson ish-ambasadori OSBE-së.

“Kur e di që ministri i Propagandës në kohën e Millosheviqit ishte një zotëri i quajtur Aleksandar Vuçiq dhe se ai po përhapte të gjitha këto gjëra qesharake për mua dhe për çfarë kam ardhur në Kosovë, e kuptoj pse ai ende e përdor temën e masakrës së Reçakut dhe çfarë ishte versioni serb i asaj që ndodhi”, shton Walker.

Po ashtu, ai pohon se histori të tilla të mohimit vazhdimisht dilnin nga Beogradi kur Vuçiqi ishte ministër i Propagandë, duke përmendur rastin Panda që kishte ndodhur në Pejë.

“Nëse flasim për vrasjet në lokalin Panda në Pejë, ka një lidhje mes historive që dilnin nga Beogradi kur Vuçiq ishte ministër i Informacionit, nëse doni, janë shumë konsistente, deri më sot, flasin për Reçakun sikurse nuk ndodhi ose Walker e shtrembëroi atë ose Walker po e përdorte atë për të shkatërruar disi Serbinë”, pohon ai.

Reklama