fbpx
HomeLajmeKosovë

VV-ja e sulmon Hotin me fotomontazh, e paraqet si marionetë të Vuçiqit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një fotomontazh në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, ku shihet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, teksa i flet në vesh Aleksandar Vuçiqit, kurse presidenti i Serbisë përmes litarëve si në teatrin e kukullave shtyn kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të bëjë lëvizjet si i dëshiron ai.

VV-ja ka akuzuar Hotin se Qeveria që udhëheq është e varur shumë nga Lista Serbe.

“Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhrat e Serbisë. Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera”, thuhet në reagimin e VV-së.

VV-ja së fundi ka kritikuar Qeverinë Hoti për ndalimin e punimeve në rrugën Deçan – Plavë, si pasojë e ankesës së Manastirit në këtë qytet, po ashtu edhe për heqjen dorë nga tentimi për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

COMMENTS

x