VV dhe PDK e zyrtarizojnë kualicionin në Podujevë!

1 minute, 41 seconds Read

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës në Komunën e Podujevës.

Zyrtarizimi i këtij koalicioni është bërë nga kryetari i kësaj komune nga radhët e LVV-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka publikuar bordin e drejtorëve, në të cilin janë edhe dy emra nga PDK, Fatmir Rudari (ish-shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së në mandatin e kaluar dhe Antoneta Ejupi.

“Sot kemi mbajtur takimin e parë të Bordit të Drejtorëve, në të cilin kemi folur për punët e mëdha, projektet dhe detyrat që i kemi para vetës. Zotimet që i kemi dhënë para qytetarëve, do të jenë edhe puna e përditshme e jona. Si qeverisje lokale do t’ju qëndrojmë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë, do të jemi të hapur, bashkëpunues e transparent me qytetarët, shoqërinë civile e mediat”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Ekipi që do të udhëheq në katër vitet e ardhshme në Podujevë përbëhet nga:

Nënkryetare e Komunës: Marigona Lahu,
Drejtore e Drejtorisë së Administratës: Antoneta Ejupi,
Drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa: Fatlum Osmani,
Drejtor i Drejtorisë së Arsimit: Avni Fetahu,
Drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Driton Veliu,
Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim: Bahri Selimi,
Drejtore e Drejtorisë së Pronë, Kadastër dhe Gjeodezi: Bahrie Shatrolli Mehmeti,
Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Fatmir Rudari,
Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit: Besnik Mulliqi,
Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Pajtim Balaj,
Drejtor i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik: Vigan Salihu.

Bulliqi ende nuk ka emëruar drejtorin e Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, të cilin ka premtuar se do ta bëjë shumë shpejt.

Përveç dy drejtorive, PDK do të kryesojë edhe Kuvendin Komunal të Podujevës.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *