Vulin: Kurti po tregohet frikacak, do ta marrë një grua në dialog

HomeLajmeKosovë

Vulin: Kurti po tregohet frikacak, do ta marrë një grua në dialog

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se nuk është optimist përpara vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ai tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do ta marrë në delegacionin e tij një grua që ishte dhunuar seksualisht në luftë, raporton Tanjug.

Vulin e vlerësoi si “të keqe dhe të mjeruar”, atë që tha se po përpiqet ta bëjë Kurti.

“Ata do ta sjellin një grua që dyshohet se ishte sulmuar kur ajo ishte vajzë nga serbët, ata po e sjellin atë si një anëtare të delegacionit e cila duhet ta tërheqë vëmendjen e të gjitha mediave botërore dhe ta irritojë Aleksandar Vuçiqqin”, deklaroi Vulin.

Ai tha se Kurti po vepron në mënyrë të shëmtuar.

“Kurti u tregua një frikacak i madh, ai do ta sjellë dikë që duhet të bëjë atë që nuk do të lejohet ta bëjë para Aleksandar Vuçiqit. Çfarë duhet të negociojmë në një atmosferë të tillë” pyeti Vulin.

COMMENTS