fbpx

Vuçiqi para kuvendit serb e paraqet gjendjën në Veri të Mitrovicës si të “rrezikshme”: Prezenca e forcave policore…

HomeLajmeRajoni

Vuçiqi para kuvendit serb e paraqet gjendjën në Veri të Mitrovicës si të “rrezikshme”: Prezenca e forcave policore…

Prezenca e forcave policore në veriun e Kosovës është konsideruar “rrezik i madh”, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Njeriu më i pushtetshëm në Serbi, të martën ka folur para Kuvendit pothuajse homogjen me mbështetës të tij, rreth dialogut Kosovë-Serbi nga 15 qershori 2021 e deri më 1 shtator të këtij viti.

“Jemi në një moment kur Serbia është e ekspozuar ndaj sfidave të mëdha të sigurisë për shkak të lëvizjeve të Prishtinës. Më duket se mund ta kuptoni dhe ndjeni vetë. Dua t’ju them se kemi një prani në rritje të forcave speciale të policisë së Prishtinës në veri të Kosovës”, ka thënë Vuçiq në raportin e prezantuar, kanë raportuar mediat serbe.

Sipas tij, “krizat nuk janë vendosur nga pala serbe, por e akuzon palën kosovare”.

“Do të flas edhe për vendosjen e qëndrimeve të tyre. Nuk ka krijim krizash nga pala serbe, siç thonë këtu disa politikanë vendas. Rreziku është i afërt, objektiv dhe serioz”, ka deklaruar Vuçiq.

“Serbia në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në gjenerimin e krizës. Ne jemi ende të përkushtuar për dialog”, ka deklaruar.

I njëjti person që kërkon dialog, ka thënë po në të njëjtën ditë se “Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

E në mënyrë kontradiktore thotë se “fëmijëve serbë nuk bën të iu mbeten problemet e trashëguara”.

x