fbpx

Vuçiqi konfirmon se do të blej dron “Bayraktar” nga Turqia

HomeLajmeRajoni

Vuçiqi konfirmon se do të blej dron “Bayraktar” nga Turqia

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka konfirmuar të mërkurën se do të blejnë dronë “Bayraktar” nga Turqia, në një konferencë për shtyp me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, në Beograd, raporton Tanjug.

Sipas Vuçiqit, marrëdhëniet mes Serbisë dhe Turqisë janë ngritur në nivelin më të lartë, sidomos “në historinë moderne të vendeve tona”.

“Jemi në pritje dhe shpresojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë ta realizojmë. Jemi gati të kalojmë disa qindra milionësh për dronët Bayraktar”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb vuri në dukje edhe rritjen e shkëmbimit tregtar mes të dyja vendeve, duke pretenduar se është rritur nga 1 në 2.5 miliardë euro këtë vit.

“Besoj se jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin e vendosur nga presidenti Erdogan, të cilin nuk e besuam se ishte e mundur, që është që shkëmbimi tregtar të arrijë në pesë miliardë euro”, shtoi ai.

Vuçiq ka thënë se investimet turke po rriten, teksa siç thotë ai, mbi 10 mijë njerëz janë të punësuar në kompanitë turke në Serbi.

x