Vuçiqi i drejtohet serbëve të Kosovës: Kurtin do ta keni kryetar të Mitrovicës së Veriut

1 minute, 22 seconds Read

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në takim me serbët e Kosovës në Rashkë deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kinse do ta kontrollojë veriun në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme atje.

“Ata i organizuan zgjedhjet edhe pse ne i paralajmëruam se fillimisht duhet të formohet Asociacioni, se ky është kusht pa të cilin nuk bëhet, është kusht që serbët të kthehen në institucione. E kam parë herën e kaluar që asnjë nga ju doni të ktheheni në institucione”, u viktimizua Vuçiq.

“Në Leposaviq janë formalisht 2 për qind, 300 prej 15 mijë banorëve dhe jo më shumë se 60 jetojnë dhe sërish do të kenë kryetarin e tyre. Në Zubin Potok do të marrin kryetar komune në bazë të 2 apo 3 për qind e popullsisë, po aq edhe në Zveçan. Imagjinoni që ata që janë kaq të shqetësuar për demokracinë, gjendjen e të drejtave të njeriut shpjegojnë se sa e rëndësishme është mbajtja e zgjedhjeve. Kurti insiston në këtë sepse do të thotë se ne kemi dashur të formojmë Asociacionin, por këto katër komuna nuk janë më serbe dhe nuk do t’i bashkohen Asociacionit”, nënvizoi Vuçiq.

Me këtë, thotë ai, dëshiron të blejë edhe gjashtë muaj, një vit, sipas nevojës për të imponuar profesionin e tij.

“Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut. Por është më mirë që gjërat të jenë të dukshme që të mos mashtrojnë më askënd, mos të pretendojnë se është vendi më demokratik në Evropën Juglindore”, tha ai.

Publikime te ngjashme