fbpx

Vuçiq vazhdon viktimizimin e “poshtrimin”: “Kurti na poshtëroi në Berlin, ai tha se nuk ka marrëveshje për Asociacionin”

HomeLajmeKosovë

Vuçiq vazhdon viktimizimin e “poshtrimin”: “Kurti na poshtëroi në Berlin, ai tha se nuk ka marrëveshje për Asociacionin”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po thotë se kryeministri Albin Kurti, e ka poshtëruar atë dhe popullin serb, në procesin e Berlinit.

Kjo siç specifikoi Vuçiq, meqë Kurti, ka deklaruar se nuk ka Asociacion të komunave me shumicë serbe.

”Atë ditë në Berlin, për të na poshtëruar neve deri në fund, popullin tonë dhe ndërkombëtarët, Kurti deklaroi se nuk ka marrëveshje për Asociacionin në Prishtinë”.

Më pas Vuçiq i cilëson kërcënime vendimet e Kurtit për çështjen e targave.

”Anëtarët e QUINT-it, po mashtrojnë publikun se ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Ata nuk kanë të drejtë të marrin targa dhe vetura nga serbët. Anëtarët e QUINT-it nuk e kuptojnë ndryshimin midis targave RKS dhe KS. Po bëjnë budallallëqe, e dinë”, deklaroi Vuçiq.