Connect with us

Lajme

Vuçiq vazhdon me viktimizim dhe kërcënim, duke përmendur armatosjen e shqiptarëve: “do marrim të gjitha masat, do ta mbrojmë popullin serb” (Video)

Publikuar

me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një videoje të publikuar në Instagram ka komentuar ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porfirije, duke thënë se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb “pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë ushtarake”.

Vuçiq ka thënë se Serbia po bën çmos për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Lidhur me ndalimin e hyrjes së Patriarkut Porfiri në Kosovë, Vuçiq ka theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.

“Ata do të vazhdojnë të flasin vetëm për barrikadat serbe, të cilat janë vetëm një shenjë pakënaqësie dhe përpjekjeje e popullit për të qenë të zotët e vetes dhe asgjë më shumë”, ka vazhduar ai.

Vuçiq, me dramaticitetin që e karakterizon atë, ka thënë se Serbia është në një situatë të vështirë.

“Jemi në një situatë të vështirë, por se do të bëjmë më të mirën dhe se do të kujdesemi në çdo mënyrë se si të ruajmë paqen dhe stabilitetin dhe jo vetëm kaq, por edhe ta mbrojmë popullin tonë në veri të Kosovës”, ka thënë ai më tutje.

“Pas armatosjes së shqiptarëve dhe ngritjes së gatishmërisë së tyre luftarake, do të marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për të shpëtuar Serbinë”, ka thënë ai në fund.

Reklama