Vuçiq thotë se pala kosovare po kërkon krizë, nuk dëshiron t’i shohë tabelat “KM”

HomeLajmeKosovë

Vuçiq thotë se pala kosovare po kërkon krizë, nuk dëshiron t’i shohë tabelat “KM”

Kosova dëshiron krizë dhe kërkon të krijojë probleme, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai deklaroi se është i shqetësuar për këtë duke shtuar se kosovarët nuk dëshirojnë t’i shohin targat “KM” në Prishtinë.

“Kur flasim për targat KS dhe RKS – edhe nëse lëmë anash gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi për themelimin e Asociacionit, që nuk duan t’i përmbushin, është një kundërpyetje e thjeshtë – pse hoqët tabelat KS dhe latë vetëm RKS”, ka pyetur Vuçiq, raporton rts.

Siç tha ai, asgjë nuk shpërtheu për shkak të targave, por problemi është pamaturia e vetëm njërës palë dhe ndihmësve të tyre, të cilët mendojnë se mund ta poshtërojnë Serbinë dhe popullin serb në Kosovë sa herë të duan.

“Përfundimi nuk janë tabelat KS e as RKS, vetëm e rëndësishme është që s’ka targa KM. Atyre nuk u interesojnë targat KS apo RKS, askush nuk shqetësohet për këtë, përveç ndoshta patrullave në detyrë që madje nuk dinë as dy vende në Kosovë e H. për të treguar në hartë. Përfundimi është se ata nuk duan të shohin KM”, tha Vuçiq.

Ndryshe, Kosova ka paralajmëruar reciprocitet sa i përket letërnjoftimeve dhe regjistrimeve të veturave. /Telegrafi

COMMENTS

x