Connect with us

Lajme

Vuçiq thotë se Millosheviqi deri në momentet e fundit nuk besonte se NATO do bombardonte Serbinë

Publikuar

me

Vuçiq ka thënë se s’ka sanksione më të rënda sesa tërheqja e investimeve.

“Tri herë më thanë për këtë. Ose në anën tjetër të pranojmë gjithçka, menjëherë, që do të thotë edhe Kosovën në OKB. Unë jam për atë rrugë kompromisi., nëse është e mundur të luftohet e shtyhet”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se duhet kuptuar se “cila është forca e Serbisë e cila e atyre”.

Ai ka treguar se edhe Sllobodan Millosheviqi kishte menduar deri në momentin e fundit se nuk do të hidheshin bomba mbi Serbinë.

“U deshën disa ditë për ta kuptuar se bombat po binin në Serbi”, tha Vuçiq.

Vuçiq ndërkohë ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po tenton ta tërheqë Serbinë në një konflikt.

Ai thotë se janë regjistruar “287 incidente me Kurtin në krye”.

Reklama