Connect with us

Lajme

Vuçiq nuk hek nga goja së përmenduri ushtrinë, thotë se serbët ishin gati të luftojnë pas zhvillimeve në veri të Kosovës

Publikuar

me

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me Kosovën se “Serbia luftoi për të ruajtur popullin serb në Kosovë, por edhe për të ruajtur paqen”.

“Ne kemi luftuar në të njëjtën kohë për të ruajtur paqen dhe nuk është gjithmonë e lehtë, këtë herë nuk ka qenë as e lehtë, nuk ka ndodhur që nga dje, një situatë e tillë për shkak të një incidenti apo disa, por është duke u përgatitur me vite e vite. Dikush e nënvlerëson gjendjen shpirtërore të popullit serb në Kosovë dhe me vite nuk dëgjon çfarë thonë serbët dhe nuk duan të shohin se çfarë po kalojnë. Këtu nuk e duan as Perëndimi e as shqiptarët”, tha Vuçiq në një paraqitje në TV Prva, transmeton Demokracia.com.

Ai tutje ka folur edhe për ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë serbe pas tensioneve në veri.

Vuçiq ka falënderuar Ushtrinë dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë për reagimin në kohë rekord.

“Në vendin tonë 89 për qind iu përgjigjën thirrjes së një numri të madh njerëzish. Serbët kurrë nuk kanë qenë më të motivuar. Kurrë nuk kanë qenë kaq shumë njerëz të mirë të gatshëm të luftojnë për Serbinë. 90 për qind e xhandarmërisë në një mbrëmje ishin gati. Këtë nuk kemi mundur ta bëjmë  kurrë ta bëjmë”, ka thënë Vuçiq.

Ai shtoi se të gjithë janë të vetëdijshëm se Serbia është e gatshme të luftojë për paqe.

“98 për qind e serbëve nga veriu i Kosovës i mbështetën barrikadat. Populli ishte i ngopur”, përfundoi ai. /Demokracia.com

Reklama