Vuçiq: Në historinë tonë moderne ky ky vit do të jetë më i rëndi dhe më i vështiri, të gjithëve u intereson vetëm Kosova e pavarur!

1 minute, 9 seconds Read

Në stilin e tij dramatizues, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se për Serbinë ky do të jetë viti më i rëndë në historinë moderne të Serbisë, ekonomikisht dhe politikisht. Duke folur për ndërkombëtarët, Vuçiq ka thënë se ata janë të interesuar vetëm për Kosovën e pavarur dhe nuk duan të dëgjojnë ndryshe.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë në Davos.

“Gjithçka që kam dëgjuar, dhe askush nuk dëshiron të dëgjojë se ka një pikëvështrim tjetër, gjëja e vetme që janë të interesuar është një Kosovë e pavarur, sanksionet ndaj Rusisë, s’ka tjetër. Kemi një vit vendimtar, krucial para nesh, kështu që me siguri ky është një prej viteve më të vështira në historinë tonë moderne në kuptimin ekonomik e politik dhe çdo kuptim tjetër”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq ka njoftuar se të premten do të takojë pesë përfaqësues ndërkombërtarë nga Gjermania, Franca, Italia, SHBA si dhe emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Presidenti serb ka paralajmëruar për një vit të rëndë për Serbinë para gazetarëve në Davos, veçanërisht pas bisedës që e ka pasur sot gjatë takimit me emisarin Lajçak.

Publikime te ngjashme