fbpx

Vuçiq mesazh të fortë Kurtit për zgjedhjet e prillit: “Serbet do votojnë jo vetëm në Veri, por në gjithë Kosovën!”

HomeLajmeKosovë

Vuçiq mesazh të fortë Kurtit për zgjedhjet e prillit: “Serbet do votojnë jo vetëm në Veri, por në gjithë Kosovën!”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e Serbisë, ku serbët më 3 prill do të munden të votojnë jo vetëm në veri, por edhe në Kosovë.

Vuçiq i ka dërguar mesazh kryeministrit Albin Kurti, se shpreson që të mos ndërhyjë dikush në votimin e serbëve në Kosovë, duke paralajmëruar edhe për pasoja.

Madje, kur gazetari i tha se kryeministri i Kosovës ishte më i fortë se shtetet e QUINT-it dhe BE-ja, pasi e ndaloi referendumin serb në Kosovë, Vuçiq qeshi duke thënë se ‘ishte një shaka e mirë’.

“Jam shumë i vrenjtur dhe dinak, por buzëqesh kur më thonë se kanë lëshuar një deklaratë, por Kurti nuk ka dashur të dëgjojë”, tha presidenti serb për TV Pink.

Gjithashtu, Vuçiq tha se sa i përket mbajtjes së referendumit serb në Kosovë, disa faktorë të tjerë janë sjellë në mënyrë të papërgjegjshme, duke mos përmendur emra.

COMMENTS

x